Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pret deri në verë për Sanchezin

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se deri në fund të sezonit do të pres për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez nga Arsenali.

“Qytetarët” ishin afër transferimit të kilianit gjatë verës për 60 milionë euro, por kalimi u bllokua shkaku i pamundësisë së Arsenalit për të gjetur një zëvendësues të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paris Saint-Germaini kishte shprehur interesim për 29-vjeçarin, por Sky Sports raporton se City ende i prin garës për sulmuesin e Arsenalit.

Guardiola frikësohet se ardhja e kilianit do të prish bilancin e ekipit dhe ka informuar krerët e klubit se do të presë deri në skadimin e kontratës së kilianit në verë.

City raportohet se gjatë janarit është duke menduar për përforcimin e ekipit në mbrojtje.