Të mërkurën kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e 1/8-tës së finales në Kupën e Italisë dhe çerekfinalistët tashmë dihen.
Vëmendja më e madhe do të jetë në derbin e Milanos, ku Milan do të përballet me Interin në derbin lokal, që do të jetë e rëndësishme për kalim në gjysmëfinale të Kupës, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo përballje do të zhvillohet më 27 dhjetor. Me fitoren ndaj Genoas 2:0 të mërkurën në mbrëmje, Juventusi tani do të përballet me Torinon që e befasoi Romën në po të njëjtën ditë.
Dy ndeshjet tjera po ashtu me vëmendje të veçantë do të jenë ajo ndërmjet Lazios dhe Fiorentinës dhe Napolit e Atalantas së Etrit Berishës.