Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mjeku i shkarkuar nga FIFA po hetonte dopingun e futbollistëve rusë

Ish-shefit mjekësor të FIFA-s, i cili po hetonte rreth akuzave për doping të futbollistëve të Rusisë, iu ndërpre kontrata nën presidencën e Gianni Infantinos, në nëntor të vitit të kaluar.

Profesori Jiri Dvorak, një mjek i dalluar që ka punuar te departamenti mjekësor i FIFA-s, anti-dopingut dhe programeve për preventivë të lëndimeve për 22 vjet, u ankua se nuk po i jepet një vendim zyrtar apo shpjegim nga FIFA për arsyen e ndërprerjes së kontratës, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Largimi i Dvorakut, që punon edhe në departamentin e Neurologjisë në Klinikën Schulthess të Zuerichit, ishte në mesin e shumë të tjerëve nga stafi i FIFA-s pas zgjedhjes së Infantinos në shkurt të vitit të kaluar, i cili e trashëgoi Sepp Blatterin në krye.

Largimi i njerëzve është përshkruar si brutal në një raport kritik për qeverisjen e FIFA-s të bërë për Këshillin e Evropës këtë muaj nga Anne Brasseur, një përfaqësuese e Partisë Demokratike të Luksemburgut...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)