Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Wagner te Bayerni

Sulmuesi gjerman, Sandro Wagner do t’i bashkohet skuadrës kampione të Bundesligës në muajin janar.

Wagner është blerja e parë e Bayern Munichut për afatin kalimtar dimëror, pasi klubi bavarez ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për ta transferuar sulmuesin për 13 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bayerni ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me Wagner i cili është rritur në akademinë e këtij klubi para se të largohej në vitin 2007, transmeton KosovaPress.

Wagner tanimë 30-vjeçar do ta bartë numrin 2 në fanellë dhe pritet të jetë zëvendësues i Robert Lewandowskit në fazën e sulmit.

“Me ardhjen e Sandro Wagner, Bayernit i shtohet edhe një tjetër reprezentues i Gjermanisë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Hasan Salihamidzic.

“Jemi të bindur se me ardhjen e Wagner do të rritet kualiteti në skuadër, pasi ai është një lojtar i klasit dhe ka përvojë të madhe”, ka shtuar ai.

Wagner do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje që nga 1 janari i vitit 2018.