Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo ka mbetur prapa Messit pasi kopjoi festimin e tij

Pamja definuese e "Clasicos" së kaluar në ligë e luajtur në prill të vitit të kaluar ishte Lionel Messi duke hequr fanellën e tij dhe duke ua treguar pjesën e pasme të fanellës tifozëve të Real Madridit, pasi shënoi golin e fitores në triumfin 3:2 të Barceonës në udhëtim ndaj skuadrës madrilene.

Goli, që ishte i 500-i për argjentinasin me klub, doli të mos ketë vlerë në luftën e Barcelonës në titull në La Liga, pasi skuadra madrilene e fitoi La Ligan për herë të parë pas pesë vitesh, por pati ndikim të madh këtë stinor, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cristiano Ronaldo, i përfshirë në betejë të imponuar për çmimin e futbollistit më të mirë në botë, përsëriti festimin e Messit katër muaj më vonë kur shënoi për Real Madridin kundër Barcelonës në "Camp Nou" në Superkupën e Spanjës, por veprimet e tij patën pasoja të pamenduara.

Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë për heqje të fanellës për të festuar golin në fitoren 3:1 të Realit, ndërsa dy minuta më vonë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për simulim...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)