Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në fillim të afatit kalimtar të janarit, por futbollistët shqiptarë kanë nisur të ndryshojnë skuadra tashmë.
Është Egzon Binaku mbrojtësi i krahut të majtë që të mërkurën ka kompletuar kalimin te Malmo, skuadra më e madhe suedeze, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Malmo 22-vjeçari ka kaluar nga skuadra tjetër suedeze, Hacken. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2021.
Binaku për ekipin e parë të Hackenit luan prej vitit 2014. Kaloi një periudhë te Ljungskile i huazuar, ndërsa shpërthimin e vërtetë te Hackeni e përjetoi këtë vit.
Pas paraqitjeve të mira në kampionatin suedeze, Binaku kaloi te Malmo. Ai në verë luajti në Evropianin U-21 për Suedinë. Me Malmon do të bashkohet më 8 janar, në përgatitje për edicionin e ri...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)