Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk kalon raporti financiar i SHGSK-së, dyshohet për shkelje të shumta

Të mërkurën është mbajtur Kuvendi i Punës në Shoqatën e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK).

Në këtë kuvend pune krahas shumë diskutimeve dhe pakënaqësive rreth bordit aktual të kësaj shoqate, në fund nuk kaloi raporti financiar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky raport i paraqitur nga Bordi i SHGSK-së, u vlerësua nga shumica e kuvendarëve si i dyshuar për shkelje të shumta në lidhje me faktet e ofruara.

24 kuvendarë votuan kundër këtij raporti derisa 22 tjerë ishin pro. Abstenuan gjashtë prej gazetarëve. Pas moskalimit të raportit financiar, u mbet që të mbahet një Kuvend tjetër i kësaj shoqate.