Një portier në kampionatet elitare të futbollit europian duhet të jetë sigurisht i aftë në zonën e tij me pritje, por në epokën aktuale duhet edhe diçka më shumë.
Në zhvillimet e aksioneve në pasimet e para duhet edhe ndihma e mbrojtësit ekstrem të ekipit, që me topin në këmbë mbështet mbrojtësit. Veç pritjeve vendimtare, Strakosha po spikat edhe për saktësinë me pasimet e tij, sipas statistikave të medieve italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri i Kombëtares shqiptare është kthyer në siguri për prapavijën dhe sfera dërgohet shpesh në zonën e tij.
Sipas “Radio Sei”, Thomas Strakosha ka një rekord më shumë sesa të gjithë homologët e tij në harkun e 90 minutave lojë. Mesatarisht, portieri shqiptar bën 22 goditje dhe i sheh të gjithë të tjerët nga lart, me radhë Sirigu, Reina, Alisson, Da Costa, Donnarumma dhe Handanoviq, transmeton TCH.
Në përballjen e fundit në Bergamo, me presingun në zona të larta nga Atalanta, Strakosha shpesh u thirr “nën armë” dhe u përgjigj në mënyrë të denjë me këmbë. Portieri shqiptar, veç pasimeve të sakta, përdor shpesh këmbët edhe për ndërhyrje vendimtare, si në goditjen e Cristantes së fundmi, apo ndaj kolumbianit Cuadrado në Kupën e Italisë.