Conor McGregor ka komentuar lidhur me duelin e mundshëm me boksierin Floyd Mayweather.
Në ceremoninë e debutimit të boksierit Michael Conlan në New York, ylli i UFC-së ka paralajmëruar boksierin amerikan se do të ketë punë të vështirë në përballjen me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Askush në lojën e boksit nuk e di se çfarë po vjen. Më besoni. Kur të dal aty, do ta befasoj gjithë botën e mallkuar. Më besoni për këtë. Më shikoni në sy! Jam 28-vjeçar. Me vetëbesim të madh. I gjatë dhe i rrezikshëm e dy duart! Më besoni, unë do ta ndal Floydin... do t’i hani fjalët tuaja! Gjithë bota do të hajë fjalët... po i afrohemi fundit. Do të dëgjoni këtu. Unë do të boksoj”, ka thënë McGregor.
Dueli mes McGregor dhe Mayweather pritet të zhvillohet në muajin qershor.