Përfaqësuesi i Kosovës, Besart Berisha do ta udhëheqë sulmin e Melbourne Victoryt deri më 2019, pasi sot i është vazhduar kontrata edhe për një vit.
32 vjeçari, që është golashënuesi më i mirë në histori të A-League, do të jetë pjesë e ekipit australian deri në fund të sezonit 2018/19, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe klubin kanë qenë arsye të mëdha pse kam vendosur të nënshkruaj. Që nga dita e parë kur kam ardhur te Victory jam kënaqur duke luajtur për këtë klub, dhe është privilegj të luaj para një publiku të mrekullueshëm. Më pëlqen sfida që të jem më i miri, klubi dëshiron të jetë më i miri, dua të jem më i miri, dua të shkruaj më shumë histori me këtë klub”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të klubit.