Gabriel Jesus ka përmendur rëndësinë e Pep Guardiolas për vendimin që të transferohet te Manchester City.
20-vjeçari është në një formë të mirë që prej transferimit të tij te City nga muaji janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për “The Player’s Tribune”, Jesus ka pranuar se kishte disa oferta, por Guardiola ishte vendimtar për bindjen që ai të kalojë nga Palmeiras te City.
“Kisha disa oferta dhe vende më të ngrohta, por për mua, vendimi për të ardhur te Manchester City ishte që të luajë për Pep Guardiolan”, ka thënë Jesus.
“Kjo ishte hera e parë që vija në një vend të ftohtë dhe në të cilin nuk e di gjuhën. Është sfidë që të kuptohesh dhe mund të jesh i vetmuar. Guardiola më telefonoi dhe më tha se llogariste në mua dhe se do të ishte i rëndësishëm për të ardhmen e Cityt”, ka shtuar braziliani.
“Ajo thirrje ishte e rëndësishme sepse tregoi që kujdeset për të ardhmen time”.