Real Madridi është duke rritur interesimin për portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.
“Mbretërit” kanë shprehur interesim që gjatë janarit të transferojnë një portier dhe sipas “Daily Mail” klubi madrilen ka kthyer vëmendjen kah portieri i Bilbaos, i cili mund të transferohet më lehtë sesa David De Gea dhe Thibaut Courtois.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrizabalaga është afër marrëveshjes me Madridin dhe presidenti Florentino Perez me gjasë nuk do të investojë gjatë verës në këtë pozitë.
23-vjeçari pritet të kalojë në Madrid gjatë janarit pasi Reali planifikon të paguajë klauzolën e tij prej 25 milionë eurove.