Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, beson se skuadra e tij mund t'i japë fund dominimit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi i Francës, Mbappe, ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje që nga transferimi te Parisi nga Monaco në verë të këtij viti, transmeton “Koha Ditore”. Parisi do të përballet me Real Madridin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReal Madridi stinorin e kaluar u fut në histori duke u bërë skuadra e parë që mbrojti titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, format që njihet prej 1992-s.
“Sigurisht se jemi në gjendje të mposhtim Real Madridin. Nëse dëshiron të fitosh Ligën e Kampionëve atëherë duhet të mposhtësh skuadrat më të mira dhe Real Madridi pa dyshim është një prej tyre”, ka thënë Mbappe, përcjell “Telefoot” të hënën.