Milani ka anuluar darkën e Krishtlindjes, ndërsa ka konfirmuar se ka shkuar në karantinë pas humbjes 3:0 të dielën ndaj Veronës në Serie A.
Sipas “Sky Sport Italia”, lojtarët me familjet e tyre, trajnerët dhe drejtorët ishin paraparë të hanin darkë së bashku të hënën mbrëma, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, për shkak të kohëve të vështira që po përjeton skuadra, raportohet se darka është anuluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë Milani ka njoftuar se skuadra do të jetë në karantinë nga e marta deri në njoftim të mëtutjeshëm, ndërsa “Gazzetta dello Sport” raportoi se vendimi është marrë nga drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli dhe drejtori menaxhues Marco Fassone.
Në karantinë lojtarët do të qëndrojnë së bashku para dhe pas stërvitjeve, në tentim për të përqendruar mendjen e tyre vetëm te ndeshjet.
Ndeshja e radhës për Milanin e drejtuar nga Gennaro Gattuso do të jetë në Serie A kundër Atalantas të shtunën.
Milani ka kritikuar raportimin e “Gazzetta dello Sport” se klubi ka humbur dinjitetin kundër Veronës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)