Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

100 euro për kimonon “e artë” të Majlindës, 50 mijë për “të bronztën” e izraelites

Majlinda Kelmendi ka marrë model xhudisten izraelite Yarden Gerbi kur ka vendosur të dhurojë pjesën e prapme të kimonos të cilën e mbajti veshur në Lojërat Olimpike "Rio 2016", për të ndihmuar fëmijët me nevojë.

Gerbi ka vepruar njëjtë vitin e kaluar. Ajo vendosi në ankand pjesën e prapme të kimonos (back number) dhe mjetet e siguruara nga shitja e saj i dhuroi për fëmijët që po shëroheshin në një spital me të cilin bashkëpunonte prej vitesh, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plot 52 mijë e 100 dollarë amerikanë ishte shitur përmes ankandit pjesa e kimonos ku shkruan emri i xhudistes, tri shkronjat e vendit që e përfaqëson ajo, Rio 2016 dhe ku po ashtu janë të vizatuar rrathët olimpikë.

Edhe pjesa e prapme e kimonos të cilën Majlinda e veshi në ditën më të madhe të sportit kosovar është vënë në ankand. Ankandi është hapur të premten. Shifra e arritur, përkatësisht oferta më e lartë e ditës së parë, ishte dëshpëruese në krahasim me të hyrat që i siguroi pjesa e prapme e kimonos së xhudistes izraelite. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.