Një vit më parë jeta e tenistes çeke Petra Kvitova ishte përmbysur pas një sulmi të tmerrshëm me thikë.
Duke e shikuar atë në fushat stërvitore të klubit të tenisit Sparta Praga, është gati e pamundur të vërehen efektet nga lëndimet që ishin aq të rënda saqë ekspertët kishin besuar se fituesja e dyfishtë e Wimbledonit nuk do të mundë të vazhdojë karrierën, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ajo ende vuan nga dëmtimet e nervave në dorën e saj të lojës dhe nuk mund të mbledhë plotësisht grushtin e saj apo të ndiejë dy nga gishtat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKvitova lëshon raketën për të pushuar pas seancave të njëpasnjëshme stërvitore në fushat e mbyllura dhe bën rrugën lart shkallëve për një takim me trajnerin Jiri Vanek, ndërsa ka një çantë me vete.
Pas një bisede të shkurtër dhe të hareshme në gjuhën çeke me Vanekun, të cilin e kishte angazhuar vetëm disa javë para sulmit, ajo merr një karrige dhe ulet me pamje nga dritaret, duke shikuar fushat poshtë.
Ka një frymë optimizmi te ajo, ndërsa flet për hapat e ardhshëm në rikuperimin e saj, para se të zbulojë traumën e plotë fizike dhe mentale që ka lënë sulmi në të dhe që e kishte lënë atë me frikë të mbajë sërish raketën pas një operacioni për shpëtim të karrierës dhe fazës së lodhshme rehabilituese.
“Do të duhej ndoshta më tepër se një vit për të pasur lëvizjen e plotë sërish, nuk jam e sigurt”, thotë Kvitova. “Unë kam bërë çdo gjë që kam mundur, por ende ka hapësirë për përmirësim. Shpresoj se me më tepër kohë do të jem më e fortë. Unë jam e lumtur që përgjatë rikuperimit gjithmonë shikoja para drejt ditëve më të mira”, rrëfen çekja.
Klubi i tenisit është afro 260 kilometra në perëndim të ish-apartamentit të Kvitovas në Prostejov në Çeki, ku ndodhi sulmi i tmerrshëm me thikë nga hajduti që ishte veshur si mirëmbajtës dhe kishte sulmuar tenisten më 20 dhjetor të vitit të kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)