Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli shndërrohet në “makinë golash”

Futbollisti Benjamin Kololli vazhdon të tregojë paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës. Kololli 25-vjeçar të dielën shënoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e thellë të Lausannes që mposhti Zuerichun me rezultatin 5:1.

Kololli shënoi golin e parë në minutën e pestë. Pasi pranoi një top u fut në zonën e 16-të metërshit dhe me gjuajtje të saktë mposhti portierin e Zuerichut, shkruan sot “Koha Ditore”. Kololli, që në ekipin e Lausannes po luan si sulmues i krahut, shënoi edhe golin e pestë në minutën e 53-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në golin e tij të dytë, Kololli paraboloi portierin e Zuerichut. Para se të shënonte golin e fundit, Kololli ishte asistues në golin e katërt të shënuar nga Francesco Margiotta në minutën e 41-të.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në kuadër të javës së 19-të të Superligës zvicerane. Ishte edhe xhiroja e fundit e këtij viti. Lausanne e mbylli në pozitën e pestë stinorin vjeshtor me 25 pikë.

Kololli, që te përfaqësuesja e Kosovës është aktivizuar si mbrojtës i krahut të majtë, edhe javën e kaluar shënoi dy gola, që ia siguruan fitoren Lausannes përballë Luganos... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)