Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mehmedi shënon e asiston në barazim

Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, ka shënuar një gol dhe në një tjetër ka asistuar, në barazimin e skuadrës së tij Bayer Leverkusen përballë Hannoverit me rezultatin 4:4.

Mehmedi shënoi në minutën e 25-t për ta barazuar rezultatin në 2:2. Shënoi nga një pozitë e vështirë brenda zonës, kurse asistoi për golin e katërt në minutën e 67-të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky takim i zhvilluar të dielën i takoi javës së 17-të të Bundesligës gjermane.

Për Mehmedin pati vlerësime pozitive pas ndeshjes. Në dhjetë paraqitje Mehmedi ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime.