Pas triumfit në Kupën e Botës për Klube, Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën e tij që të pensionohet te Real Madridit, por ka theksuar se një gjë e tillë nuk varet prej tij.
Ishte pikërisht pesë herë fituesi i Topit të Artë që i siguroi këtë trofe Realit, duke shënuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj klubit brazilian, Gremio, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse është e mundur do të doja të pensionohesha te Reali, por kjo nuk varet prej meje, sepse nuk jam pronari i klubit. Do të shohim”, është shprehur portugezi, raporton Goal.
Ai ka mbrojtur përsëri deklaratat e më parshme të tij se është futbollisti më i mirë në histori të futbollit, komente që i kishte bërë kur pranoi Topin e pestë të Artë.
Portugezi theksoi se një gjë të tillë e tregojnë numrat.
“Nuk kam pse të flas vazhdimisht për veten time, tashmë e kam thënë (se jam më i miri në botë). Jam i bindur dhe numrat e mi nuk mashtrojnë, ata flasin për vete. Vazhdoj të jem i motivuar të fitoj gjëra kolektivisht dhe individualisht. Ndjehem mirë”, është shprehur Ronaldo.