Trajneri i Bashkimit, Fotis Takianos, është larguar nga skuadra prizrenase.
Lajmin për Sportin në KTV, e ka konfirmuar vet trajneri grek.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam larguar nga Bashkimi, për arsye të krizës financiare në të cilën është duke kaluar klubit. Ne kemi punuar dhe sakrifikuar shumë që të arrijmë rezultate pozitive përkundër mospagesës. Kam 55 ditë që nuk jam paguar dhe tani jam kthyer në shtëpi. Në rast se klubi do të riorganizohej do të rikthehesha sërish në Prizren”, deklaroi Takianos.
Burimet e Sportit në KTV, pranë klubit prizrenas bëjnë të ditur se nga klubi mund të largohet edhe basketbollisti amerikan, Adrian Motley.