Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka thotë se gjyqtarët dëmtuan Nora Gjakovën

Pas eliminimit të Nora Gjakovës në ndeshjen e parë të Mastersit sot në Rusi, ka reaguar trajneri i saj Driton Kuka, i cili konteston vendimin e gjyqtarëve për këtë meç.

Gjakova u eliminua nga koreania Youjeong Këonin në kategorinë deri në 57 kilogramë, gjë që sipas Kukës nuk ishte e drejtë pasi Gjakovës i është mohuar një Wazari i pastër, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se Gjakovës iu mohua gjuajtja e pastër në Golden Score.

“Nëse ky nuk është Wazari atëherë unë nuk e kuptoj xhudon aspak. Ndonjë koment nga trajnerët – judokas?! Lufta e Norës kundër koreanes ku ju mohua gjuajtja e pastër në Golden Score”, ka shkruar Kuka.

Në postimin e tij në Facebook komentuesit janë pajtuar se ajo ishte një Wazari i pastër.