Krerët e Arsenalit raportohet se e dinë për mundësinë e largimit të tetë lojtarëve gjatë verës së vitit 2018.
Përveç të ardhmes së paqartë të Jack Wilshere, Mesut Ozilit dhe Alexis Sanchezit, klubi londinez është i shqetësuar me një numër lojtarësh që kanë dhënë shenja se mund të largohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPer Mertesacker është duke planifikuar pensionimin, derisa Olivier Giroud dhe Theo Walcott janë duke menduar seriozisht të ardhmen e tyre.
E ardhmja e Aaron Ramseyt gjithashtu është në dyshim pasi mesfushorit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij.
Në këtë fazë, Danny Welbeck nuk pritet të vazhdojë qëndrimin, pasi deri më tani është përdorur vetëm si përkrahës i sulmuesve kryesorë.