Pjesëmarrja e Spanjës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” është në rrezik serioz.
Federata e Futbollit të Spanjës (FEF) ka marrë një letër të ashpër nga FIFA, përmes së cilës paralajmëron se ndërhyrja e Qeverisë spanjolle në zgjedhjet e Federatës mund të suspendojë Spanjën nga të garat që merr pjesë. Kjo do të thotë edhe përjashtimin e Spanjës nga Botërori, transmeton Koha.net shkrimin e El Pais.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte propozimi për përsëritjen e zgjedhjeve për Presidencën Federative, që u mbajtën në maj, të promovuar nga Këshilli i Lartë i Sporteve (CSD) që kanë sjellë këtë paralajmërim të ashpër nga FIFA.
CSD kishte depozituar së fundmi në Gjykatën Administrative të Sportit (TAD) një ankesë për shqyrtim, që nuk u pranua nga gjykata.
Bazuar në përgjimin e “operacionit Soule”, TAD gjithashtu kishte lëshuar një rezolutë të favorshme për përsëritjen e zgjedhjeve që i ishte dërguar Këshillit të Shtetit, organi që në fund vendos nëse ka apo jo zgjedhje të reja.
Për FIFA-n, pozicionimi i CSD-së është një ndërhyrje e Qeverisë që vë në rrezik autonominë e Federatës dhe është një shkelje e rëndë e statuteve të saj, gjë që do të çonte në pezullimin e Spanjës, transmeton Koha.net.
“Çdo anëtar duhet të menaxhojë punët e tij në mënyrë të pavarur dhe të sigurohet që nuk ka ndërhyrje nga pala e tretë në punët e saj”, sipas statutit të FIFA-s në nenin 13.
Federata, tani e kryesuar nga Juan Luis Larrea, pas pezullimit të Angel Maria Villar ish-president i Federatës i akuzuar për korrupsion, informoi FIFA-n për manovrën e ndërmarrë nga CSD-ja.
Zgjedhjet e reja do të nënkuptonin largimin përfundimtar të Villarit, i cili përkundër pezullimit ende e mban pozitën dhe gjithashtu do të rrezikonte vazhdimësinë e Larreas që synon ta mbajë mandatin deri më 2020 si zëvendësues i kreut të Federatës që është i pezulluar.