Në dy vjet Gianluigi Donnarumma ka kaluar në më tepër transformim se që ka mundur të imagjinojë dikush.
Në tetor të vitit 2015 ai ishte një debutues 16-vjeçar te Milani dhe pas performancave të shkëlqyera ishte llogaritur si pasardhës i Gianluigi Buffonit në portën e Italisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor tash në vend se të shijojë një karrierë të gjatë në një klub të cilin e ka përkrahur gjithmonë, jeta e tij profesionale është në kaos. Shenjat e para të trazirave erdhën në verë kur portieri nga regjioni i Napolit kërkoi një kontratë të re masive.
Agjenti i njohur i lojtarit Mino Raiola tha se supertalentit i duhet futboll në Ligën e Kampionëve dhe është rritur tepër për të qëndruar te Milani që nuk po luan në këtë garë. Milani nuk ka qenë në garën elitare të Evropës që nga stinori 2013/14...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)