Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico në garë me PSG-në për Fabinhon

Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Monacos, Fabinho.

Braziliani qëndroi te kampioni francez edhe gjatë këtij sezoni, por pritet të largohet në verën e vitit 2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është mundësi, por askush nga Atletico nuk ka folur me mua apo agjentin”, ka thënë Fabinho për L’Equipe.

“Po flasim për verën e ardhshme, por çdo gjë mund të ndodhë brenda kësaj periudhe. Më duhet t’ju bind se jam në nivel për të luajtur për ato ekipe”, ka thënë ai.