Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha pret ta dëshmojë veten kundër Dortmundit

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka thënë se ndeshja kundër Borussia Dortmundit do të jetë një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tij.

Ai ka thënë se është i lumtur me paraqitjet e tij të deritashme, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Pritjet janë të rëndësishme për një portier, unë jam i lumtur. Jam i lumtur që në Ligën e Evropës do të përballemi kundër Borussia Dortmundit. Jemi përballur në miqësore, por nuk është e njëjta gjë. Jam i lumtur të sfidojë ekipe të mëdha", ka thënë Berisha, raporton "Sky Sports".

Ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Atalantas do të zhvilluet në muajin shkurt në kuadër të 1\16 së finales të Ligës së Evropës. Ai këto deklarata i dha pas fitores që Atalanta e arriti të martën mbrëma kundër Genoas 2:1, në kuadër të javës së 16-të të kampionatit italian, Serie A.