Partizani i Tiranës ka shprehur interesim që gjatë miniafatit kalimtar të janarit të përforcojë repartin ofensiv me sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku.
E përditshmja "Panorama Sport" ka raportuar se Partizani tashmë ka nisur negociatat me Dakun dhe gjasat janë të mëdha që ato të mbyllen me sukses.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaku, 19-vjeçar, këtë edicion po shkëlqen te Llapi. Ai është lider i Vala Superligës me nëntë gola të shënuar si dhe pjesë e Përfaqësueses U-21 të Kosovës.
"Futbollisti që po shkëlqen në kampionatin kosovar, Mirlind Daku, ka filluar bisedimet me Partizanin. Palët janë takuar dhe sulmuesi shtatlartë ka dëgjuar ofertën e Partizanit. Ai shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur", ka shkruar gazeta shqiptare.
Krahas Dakut, Partizani po synon edhe sulmuesin tjetër nga kampionati i Kosovës, Betim Haxhimusën e Gjilanit.