Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), sheik Ahmad al-Fahad al-Sabah, është i njoftuar për vështirësitë që kanë sportistët e Kosovës për të marrë pjesë në kampionate evropiane e botërore që organizohen në shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Dhe, për t'u bërë një zgjidhje, Al-Sabah ka kërkuar nga federatat sportive të Kosovës t'i drejtohen para mbajtjes së ngjarjeve të rëndësishme dhe po ashtu të kërkojnë nga organizatorët garanci nëpërmjet një marrëveshjeje se nuk do të pengohen, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Janë dy rrugë që duhen ndjekur. Duhet ta njoftojnë ANOC-un para se të mbahen kampionatet evropiane apo botërore, si dhe të kërkojnë nga shteti organizativ një marrëveshje të nënshkruar si garanci që nuk do të pengohen për t'u paraqitur. Kosova nuk është e vetmja që ka probleme të tilla, por është bërë një zgjidhje pozitive në raste të tilla dhe unë besoj se do të funksionojë edhe me Kosovën", ka thënë Al-Sabah në konferencën për media.
Pas konferencës për media, Al-Sabah u largua nga Kosova, ku qëndroi për tri ditë.
Gjatë tri ditëve, Al-Sabah pati takime të shumta me zyrtarë të lartë të shtetit dhe me krerë të shumë federatave...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)