Valon Behrami është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Massimo Oddo për duelin kundër Interit, ka njoftuar të martën "Calciomercato.com".
Udinese të shtunën e pret në shtëpi Interin në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, kurse trajneri Oddo e vlerëson Behramin si të rëndësishëm për ekipin e tij Udinese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ai është një lider në mesfushë dhe do të jetë një forcë shtesë për neve në ndeshjen kundër Interit", është shprehur Oddo.
Behrami i ka munguar Udineses në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. Ai tek ekipi italian është transferuar para fillimit të këtij edicioni.