Bayer Leverkuseni ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurove që Chelsea ka dërguar për shërbimet e anësorit Leon Bailey.
“Blutë” e Londrës përcollën 20-vjeçarin në ndeshjen e Bayerit ndaj Stuttgardit në të cilën ai ndihmoi ekipin në dy golat e realizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea ka bërë ofertë të hapur për lojtarin, por Leverkuseni do të luftojë për ta mbajtur të riun në ekip.
Bailey shihet si zëvendësues i Willianit dhe Eden Hazardit, i cili mbetet cak i Real Madridit.
Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Barcelona gjithashtu kanë shprehur interesim për Baileyn.