Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba refuzoi Realin për Unitedin

Paul Pogba ka bërë të ditur se refuzoi mundësinë për t’u transferuar te Real Madridi gjatë verës së vitit 2016, me qëllim që të rikthehej te Manchester Unitedi.

Mesfushori francez braktisi Unitedin për Juventusin në vitin 2012 pasi ishte i frustruar me mundësitë e pakta që i ofroi Alex Fergusoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jose Mourinho e riktheu Pogban, i cili i ndihmoi Unitedit që të fitonte kupën e ligës dhe Europa Ligën sezonin e kaluar.

Ai ka thënë se Reali kishte shprehur interesim për të, por “zemra i tha që të rikthehej tek Unitedi”.

“Zemra më tha që të kthehem. Të jem i sinqertë, Real Madridi erdhi tek unë dhe unë mendova kalimin atje, por gjithashtu e mendova rikthimin te Manchester Unitedi”, ka thënë Pogba për “Beyond the Pitch”.

“Por gjithmonë e ndjeva në zemër – ajo më tha që të rikthehem këtu. Nuk e di përse, nuk e dija çfarë do të ndodhte, por kështu bëra dhe nuk pendohem. Nuk pendohem për vendimet e mia”.