Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni mohon interesimin për Lenon

Bayern Muencheni ka kërcënuar “Bildin” me padi, pasi gazeta gjermane ka raportuar se skuadra bavareze është duke u interesuar për të transferuar në janar portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno.

Bayerni është në telashe për portierë, pasi që portieri i parë Manuel Neuer është duke munguar shkaku i lëndimit të këmbës dhe Sven Ulreich, në fundjavë është lënduar po ashtu gjatë nxehjeve, transmeton “Koha Ditore”. Portieri 36-vjeçar Tom Starke ka mbrojtur në fundjavë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta “Bild” ka raportuar se Bayerni do të kërkojë në janar blerjen e Lenos.

“Gazeta Bild thotë në numrin e sotshëm se Bayern Muenchen dëshiron të transferojë Bernd Lenon nga rivali i Bundesligës, Bayer Leverkusen në afatin e janarit. Ky raportim është i pabazë. Bayern Muenchen do të marrë masa ligjore”, është thënë në komunikatën e Bayernit të hënën.