Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tare shpërthen pas humbjes së Lazios ndaj Torinos

Humbja me Torinon nuk është kapërdirë nga Lazio dhe për këtë ka shumë për të thënë drejtori sportiv Igli Tare.

“Duhet një qartësim i asaj që ndodhi. Ky ishte një skandal, nuk u penalizuam, ishte më shumë se aq. Lazio është qartësisht e dëmtuar: duam më shumë respekt. Përgjatë sezoni mund të qëndrojnë 2-3 gabime, por tani e ka e kthyer në një zakon”, tha drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi në këtë pozitë pa i vjedhur askujt asgjë. Duam të jemi zot të fatit tonë, pa na i diktuar kush rezultatet. Duam qartësi në interpretimin e episodeve”, shtoi më tej Tare, shkruan Tch.

Më pas drejtori i Lazios u fokusua te episodet që vendosën dhe rezultatin e ndeshjes me Torinon.

“Le ta nisim nga penalltia. Nëse është i nevojshëm VAR kërkohet. Përsëritjet e treguan qartë. Ishte një prekje e qartë me dorë, ishte penallti dhe duhej dhënë. VAR funksionoi vetëm për duelin mes Immobile dhe Burdisso, për të cilin mbrojtësi Torino tha se nuk është prekur. Tani duhet të jemi të qetë, sepse është moment i vështirë dhe për Lazion kjo ishte një mundësi e madhe. Do të jemi më të fortë se fati”, deklaroi Tare.