Sulmuesi Ilir Azemi po ndien ende dhimbje në trup nga aksidenti me veturë i pësuar tre vjet më parë.
25-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje të këtij edicioni me ekipin e parë të skuadrës që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, Holstein Kiel, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë paraqitur vetëm në dy ndeshje për ekipin e dytë të kësaj skuadre. “Ende po kam dhimbje në trup nga aksidenti. Ka një vit që kam filluar me stërvitje, por ende trupi im nuk është 100 për qind i gatshëm për ndeshje”, ka thënë Azemi të hënën për gazetën.
Azemi në verën e vitit 2014 pësoi aksident të rëndë me veturë. Kthimi i tij në fushë ishte në dyshim. Por pavarësisht kthimit, ende nuk është i aftë për të luajtur sikurse në të shkuarën kur kërkohej edhe nga skuadra të Bundesligës. Me Holstein Kiel ka kontratë deri në verën e vitit 2018.