Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alushi nuk e ka të sigurt kthimin në janar

Mesfushori Enis Alushi nuk e ka të sigurt nëse gjatë muajit janar do të kthehet në fushë nga lëndimi. 31-vjeçari është duke u rehabilituar nga një problem në shpinë.

Ndeshjen e fundit për Nuernberg 2 e ka luajtur më 5 gusht të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për ekipin e parë të Nuerbergut që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të këtij edicioni.

“Jam ende në rehabilitim. Ka gjasa të kthehem gjatë muajit janar në fushë, por nuk është e sigurt. Varet si do të shkojnë këto javët e fundit të vitit”, ka thënë Alushi të hënën për gazetën.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës te Nuernbergu u kthye në verën e këtij viti nga Maccabi Haifa, ku edhe ishte i huazuar. Ish-futbollisti i disa skuadrave të tjera në Gjermani, me Nuenbergun ka kontratë deri në verën e vitit 2018.