Ndryshime ka paralajmëruar Yll Bislimi, që së fundi është emëruar në postin e përzgjedhësit të Kosovës në pingpong. Bislimi ka jetuar kohë të gjatë në Austri, dhe me zgjedhjen e tij në postin e përzgjedhësit vetëm ka vazhduar praktika e angazhimit në sportin kosovar të trajnerëve që sjellin përvoja të huaja.
Shumë prej federatave tashmë kanë trajnerë që kanë sjellë përvoja nga vende të tjera, pra trajnerë të huaj apo trajnerë të vendit që kanë jetuar për kohë të gjatë në vende të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë këta trajnerë janë angazhuar për të bërë ndryshime, atë që Yll Bislimi e ka premtuar të hënën kur është kontaktuar nga gazeta.
Federatat që kanë angazhuar trajnerë me përvojë në vende të tjera janë të kënaqura me ndikimin e tyre dhe kjo praktikë ka gjasë të zgjerohet edhe në sporte të tjera.
Përfaqësuesja më e madhe në vend, ajo e futbollit aktualisht është pa përzgjedhës. Por është thuajse punë e kryer që përzgjedhësi i ri, ai që do të zëvendësojë Albert Bunjakin do të jetë i huaj. Bunjaki ka kohë që jeton në Suedi, ndërsa Kosovën e ka drejtuar prej vitit 2009 e deri në tetor të këtij viti. Pos kësaj FFK-ja ka angazhuar për drejtor teknik gjermanin Michael Nees, që merret me koordinimin e punës në përfaqësuese të grupmoshave të reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.