Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka pohuar se ekipi i tij duhet të jetë në kapacitet “120 për qind” me qëllim që të elimojë Barcelonën nga 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Shorti sot ka caktuar londinezët kundër spanjollëve me ndeshjen e parë që zhvillohet në Stamford Bridge më 20 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConte ka thënë se ekipi është i përqendruar në Premier Ligë, por italiani shtuar se shorti është i vështirë kundër liderit të La Ligas.
“Duhet të jemi gati për ndeshjen në shtëpi. Është e pamundur të shohësh përparësi nga ndeshja në shtëpi. Kundër Barçës duhet të jemi të gatshëm 120 për qind”, ka thënë Conte.
“Për momentin prioriteti ynë është liga dhe të luftojmë për një vend në Ligën e Kampionëve. Kur të vijë koha për të luajtur me Barcelonën, do të fillojmë të mendojmë për këtë”.