Anësori i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka thënë se ekipi i tij nuk ka kohë të vajtojë humbjen në derbin e Manchesterit.
Unitedi pësoi nga Manchester City me rezultat 2 me 1, derisa “Qytetarët” vazhduan serinë pa humbje në Premier Ligë këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po e fillojmë një javë të vështirë me dy ndeshje tjera; nuk ka pushim në dhjetor”, ka shkruar Mata në blogun e tij javor.
“Fatkeqësisht, nuk mund të përfundonim javën ashtu siç pritnim sepse derbi në Old Trafford nuk shkoi siç deshëm. City ishte në epërsi, pastaj ne e barazuam rezultatin, por në pjesën e dytë nuk mund të kthenim golin e tyre të dytë. Ishim afër, por me rastet që kishim, topi thjesht nuk përfundoi në rrjetë”, ka shtuar ai.
Unitedi është 11 pikë prapa liderit Manchester City pas humbjes të dielën mbrëma.