Gjigandët e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona do të kenë punën më të vështirë në kuadër të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve.
Në shortin e tërhequr të hënën në Nyon, kampionët e Evropës, Real Madridi do të përballet me PSG-n derisa Barcelona do të ketë punë me skuadrën e Chelseat, raporton Koha.net. Ndeshjen e parë, Real Madridi do ta luaj në shtëpi ndaj ekipit francez derisa Barcelona do të jetë mysafire e Chelseat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuel tjetër interesant, do të jetë edhe ai ndërmjet Juventusit dhe Tottenhamit. Ndeshjet e para të kësaj faze, do të zhvillohen me datat 13/14 dhe 20/21 shkurt derisa ato të kthimit më 6/7 e 13/14 mars të vitit të ardhshëm. Më poshtë, janë të gjitha çiftet e 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve:
Juventus - Tottenham
Basel - Man. City
Porto - Liverpool
Sevilla - Man. Utd
Real Madrid - PSG
Shakhtar D. - Roma
Chelsea - Barcelona
Bayern M. - Beshiktash
