Ishte fundi i çerekut të katërt të përballjes së stinorit të rregullt të NBA-së mes Golden State Warriors dhe New Orleans Pelicans të hënën mbrëma, ndërsa Eric Housen ndjeu se diçka nuk ishte në rregull, derisa po rregullonte uniformat në zhveshtoren e skuadrës mysafire në palestrën “Smoothie King Center”.
Kevin Durant i Warriorsave dhe DeMarcus Cousins i Pelicansave ishin përjashtuar pas një fjalosjeje dhe Housen dëgjoi zhurmën në tunel jashtë zhveshtoreve. Ai shkoi për të hetuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi drejtor i operacioneve të skuadrës te Warriorsat, Housen ka shumë punë për të bërë. Ai i bën gati uniformat e lojtarëve. I transporton çantat e tyre. Rezervon dhomat e hoteleve. Ai lan veshjet e stërvitjeve. Blen ushqime, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Përkujdeset që autobusët që sjellin skuadrën nga aeroporti për në hotel e më pas për në arenë të vijnë në kohë. Ai aranzhon aeroplanë privatë për udhëtimet që kanë skuadrat, përfshirë këtu edhe për anëtarët e familjeve të lojtarëve dhe për transmetues.
Ai planifikon shujtat e lojtarëve dhe menaxhon orarin e tyre dhe mundohet të zgjidhë problemet e tyre. Ai gjithë këto punë i bën duke tentuar fort të mos pijë më tepër se dy pije energjike në ditë.
“Kafeina është problemi im më i madh. Stafi stërvitor gjithmonë mundohet të më gjejë alternativa më të shëndetshme”, thotë Housen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.