Skuadra e Trepçës ka pësuar disfatë nga ajo e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës në hendboll. Trepça është mposhtur të dielën nga Vushtrria me tre gola dallim, 29:26, në kuadër të javës së 13-të të elitës së hendbolli kosovar.
Kjo ndeshje ishte dashur të luhej të shtunën, por është shtyrë për të dielën për shkak se kulmi i palestrës në Vushtrri pikonte shumë pas reshjeve të ditëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën fitore ka shënuar edhe skuadra e Dritës përballë Samadrexhës me rezultatin 31:23, po në Vushtrri. Ndërkohë të shtunën fitore të reja kanë arritur Besa FamGas dhe Prishtina.
Besa mposhti Vëllaznimin me rezultatin 44:18, kurse Prishtina e mposht skuadrën e Llapit me rezultatin 44:27. Të premten fitore shënoi edhe Kastrioti përballë Zhegrës me rezultatin 31:25.