Manchester City i Pep Guardiolas ka bërë hapin gjigant në garën për titull të kampionit, duke mundur rivalin e qytetit, Manchester Unitedin, me rezultat 1-2, të dielën në derbin anglez, midis ‘Old Traffordit’.
Ballafaqimi mes dy rivalëve të mëdhenj nga i njëjti qytet, ka dhënë një super-ndeshje, duke arsyetuar plotësisht kryederbin anglez të kësaj fundjave në ishull, raporton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Pep Guardiolas zhbllokoi ndeshjen kur David Silva (43’) shënoi gol për epërsinë e Cityt. Mirëpo, dy minuta më vonë ekipi i Jose Mourinho rikthehet në lojë me golin e Rashford, duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë, ishin mysafirët që kaluan përsëri në avantazh, pasi Otamendi (54’) shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të mbrojtës së ‘Djajve të Kuq’. Deri në fund të kësaj super-përballje, djemtë e Mourinhos me të gjitha forcat e tyre e kërkuan golin e barazimit, duke krijuar disa raste të mira, por assesi nuk e gjetën golin e dytë.
Kështu City merr pikët e plota nga kjo ndeshje, dhe tani “blindon” kreun e tabelës me 46 pikë, nëntë më shumë së Unitedi.