Kukësi po përjeton momentin më delikat të tij në Kategorinë Superiore. Humbja 1-3 nga Lushnja në stadiumin “Zeqir Ymeri”, vetëm sa e ka rënduar situatën, pas së cilës trajneri Milinkoviq u shfaq i dorëzuar.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri i skuadrës verilindore la të nënkuptohet se do të largohej, kur theksoi se e kishte marrë vendimin dhe se do t’ia komunikonte atë edhe presidentit të klubit, Gjici.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi mes tij dhe presidentit të Kukësit ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, me këtë të fundit që vendosi të konfirmojë Milinkoviçin, të paktën deri në muajin janar, raporton TCH.
Kukësi, në 6 ndeshjet e fundit ka mundur të marrë vetëm 6 pikë, e largimi i Milinkoviç pritej të ndodhte më parë, por Gjici si rrallëherë, kësaj here u tregua më i duruar dhe e mbajti teknikun aktual në stolin e kampionëve të Shqipërisë edhe për disa javë të tjera.
Ndërkohë, tensionet në skuadër po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Takimi i fundit mes kreut të klubit dhe pjesës tjetër të skuadrës u zhvillua me tone shumë të larta mes palëve, pasi kjo disfatë me skuadrën e vendit të fundit u përkufizua e papranueshme.
Ndeshja e radhës e Kukësit është ajo me Teutën, që do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit të dielën e ardhshme, ku verilindorët do të kërkojnë që të marrin një fitore për të larguar disi hijen e krizës së thellë që e ka mbërthyer.