Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nees po instalon “frymën gjermane” në futbollin kosovar

Michael Nees ka gati një vit që ka nisur punën në FFK dhe prioritet i tij, ndër të tjera është të instalojë aq sa është e mundshme "frymën gjermane" të punës në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Si drejtor teknik i FFK-së, ai është përgjegjës për zhvillimin e ekipeve të reja të Përfaqësueses së Kosovës, si U-15, U-17, U-19 e U-21 te meshkujt si dhe U-19 te femrat, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pos kësaj, Nees ka filluar edhe me edukimin e trajnerëve, të cilët për herë të parë kanë pasur mundësinë që të pajisen me licencën C në vend. Ka edhe shumë punë të tjera para vetes.

"Drejtori teknik është personi që udhëheq zhvillimin teknik në federatë. Është ai që harton plane afatgjate, afatmesme dhe afatshkurtra për të dërguar zhvillimin e futbollit në drejtimin e duhur. Pra, nëpërmjet strategjive të ndryshme që implementohen tek gjeneratat e reja, përfshirë këtu edhe edukimin e trajnerëve", shprehet Nees 50-vjeçar...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.