Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

14 vjeçari Fatih Karabaxhaku shkëlqen në turneun e pingpongut “Top 12 dhe Top 8”

14-vjeçari nga Prizreni, Fatih Karabaxhaku, ka shkëlqyer në turneun e fundit të vitit, të organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës, “Top 12 te meshkujt dhe Top 8 te femrat”.

Talenti prizrenas, në ditën e parë të kësaj gare, që i mbledh pingpongistët më të mirë të kampionatit të Kosovës në sportin e pingpongut, nga garat individuale dhe ato ekipore, ditën e parë e përfundoi me të gjitha fitore dhe asnjë humbje të vetme, ndryshe nga garuesit e tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pranishëm në ngjarjen më të rëndësishme të këtij sporti në vendin tonë, nga ku përcaktohet më i miri në këtë fushë të sportit, ishte edhe sekretari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Fadil Luta, raporton Sporti në KTV.

Ai jep më shumë detaje rreth këtij turneu që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Të dielën do të përcaktohet gjithçka rreth fituesve në të dyja konkurrencat, me garën që pritet të nisë rreth orës 12:30, poashtu në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.