Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale drejt rikthimit në Tottenham

Gareth Bale ishte larguar nga Tottenhami në vitin 2013 dhe kaloi në Real Madridi, megjithatë kohëve të fundit është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.

Menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka thënë se Bale mund të kthehet në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka mbajtur kontakte me klubin, por nuk kam ndonjë afërsi me të ose agjentin e tij. Kjo është e tëra që mund të them”, deklaroi Pochettino.

Mediat shpesh përmendin largimin e Bale në destinacion të ri, por duket se uellsiani është i lumtur në Madrid. Njëri nga agjentët e tij ka thënë se Bale dëshiron të përfundojë karrierën në Real Madrid, transmeton KosovaPress.

“Pëlqen Madridin, jetën në qytet. Natyrisht, i pengon se njerëzit nuk i ofrojnë mbështetje, por u japin mbështetje disa lojtarëve tjerë të cilët nuk janë edhe aq të mirë. Kjo është e pabesueshme. Kjo ndodh vetëm në Spanjë, ndërsa tifozët duhet ta kuptojnë sa i mirë është ai”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, transmeton kp.

Këtë sezon për shkak të lëndimit Bale ka luajtur vetëm dhjetë herë, por arriti të shënojë tre gola dhe të ketë pesë asistime, duke u bërë asistuesi më i mirë në skuadër.