Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois nuk fsheh dëshirën për t’u kthyer në Spanjë

Portieri belg edhe njëherë ka treguar që do të donte të luante në La Liga.

Thibaut Courtois do ta pëlqente edhe një mundësi për të luajtur në kampionatin spanjoll, pasi që për të do të ishte më e lehtë të qëndronte edhe pranë fëmijëve të tij në Madrid.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Belgu që aktualisht është pjesë e Chelseat, ka kontratë me Blutë deri në verën e vitit 2019, por deri më tani nuk ka pranuar ta vazhdojë atë, duke shpresuar që t’i vijë një ofertë nga Spanja, transmeton KosovaPress.

“Një rikthim në Spanjë do të ishte shumë atraktiv për mua”, ka thënë Courtois për La Sexta.

“Situata ime personale ka të bëjë me dëshirën që të kthehem atje dhe nëse nuk ndodh tani, sigurisht se pas një kohe të shkurtë do të realizohet”.

“Momentalisht jam i qetë dhe i lumtur te Chelsea. Kur luan në nivele kaq të larta duhet të koncentrohesh për çdo ndeshje dhe asgjë tjetër jashtë fushës”.

“Nuk dua të fokusohem në bisedimet për kontratë, pasi kjo do të kishte impakt në paraqitjet e mija”, ka thënë ai.

Courtois ka luajtur në La Liga me Atletico Madridin nga 2011 deri më 2014, kurse tani për të është duke u interesuar skuadra tjetër e Madridit, Reali.