Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka lënë derën e hapur për Neymarin, duke e informuar yllin e Paris Saint-Germainit se do të kishte më shumë gjasa ta fitonte Topin e Artë sikur të ishte në Bernabeu.
Neymari përfundoi i treti në ceremoninë e Topit të Artë, të cilin e fitoi Cristiano Ronaldo, për të barazuar rekordin me Lionel Messin me pesë Topa të Artë të fituar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBraziliani dy herë ka përfunduar prapa dyshes dominuese, por Perezi beson se do të ishte tjetër tregim sikur Neymari të vendoste kalimin në Real Madrid.
“Në Madrid do të ishte më i lehtë të fitohej Topi i Artë”, ka thënë Perez për Marcan. “Real Madridi është klub që u jep lojtarëve atë që kanë nevojë. Të gjithë e dinë se unë doja transferimin e tij”.