Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina zor se do të luajë në Ligën e Kampionëve

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ditë më parë njoftoi tërheqjen nga Liga Ballkanike me synimin që të bëjë gara në liga më të forta, shkruan sot Koha Ditore.

Përmendi ligën rajonale ABA dhe Ligën e Kampionëve si synim. Por, derisa nga liga ABA që dominohet nga serbët ka marrë refuzimin, edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mbetet në dyshim të madh. Janë shumë faktorë që nuk favorizojnë Prishtinën për të marrë ftesën për këtë garë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pari dhe kryesori është koeficienti i ulët i basketbollit kosovar, pastaj dënimi i skuadrave kosovare, përfshirë edhe Prishtinën nga komisionet e FIBA-s për mospërmbushje të kontratave me lojtarë dhe së fundi, gjendja e tyre - financiare dhe infrastrukturore.

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.