Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka mohuar kategorikisht se ka arritur marrëveshje me Realin, siç raportonin mediat spanjolle.
Icardi është i lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu në afatin kalimtar të janarit, megjithatë ai e ka ritheksuar dëshirën e tij që të qëndrojë tek Interi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Testet mjekësore te Reali? Dokrra. Nuk është koha të them gjëra të caktuara, plus nuk jam unë ai që i menaxhoj këto gjëra, por nuk kam shkuar atje akoma. Të jem i qartë, unë jam mirë në Milan, të gjithë e dinë. E dua qytetin, po luaj dhe po shënoj shumë gola dhe jam kapiten i një klubi të madh, ata janë të rëndësishëm për mua. Pyetjet për transferimet janë për të tjerët. Mua më intereson vetëm ajo çfarë ndodh në fushë”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.
Ai ka shtuar se për një gjë të tillë duhet të bisedohet me klubin pasi aty fillon çdo gjë sipas tij.